Shqipëria do të çelë edhe dy grupkapituj negociatash me Bashkimin Europian. Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria tashmë ka marrë letrën e presidencës polake të Këshillit të Bashkimit Europian dhe është gati të çelë kapitujt e radhës duke shkuar drejt hapjes së negociatave të katër nga gjashtë grupkapituj.