Emiratet e Bashkuara Arabe po ndërmarrin hapa të mëdhenj drejt transformimit të sistemit shëndetësor, duke kaluar nga trajtimi tradicional i sëmundjeve tek parashikimi dhe parandalimi i tyre përmes inteligjencës artificiale dhe analizës së avancuar të të dhënave. Pjesë e këtij revolucioni është edhe shqiptari Arlend Gjoni, bashkëthemelues i laboratorit “Prepaire Labs”, i cili po përdor inteligjencën artificiale dhe analizat gjenetike për të identifikuar rreziqet shëndetësore tek individët përpara se simptomat të shfaqen.