Guvernatori i Bankës së Anglisë, Andreë Bailey, i është bashkuar morisë së figurave që paralajmërojnë për rreziqet globale që paraqet inteligjenca artificiale. Në një letër dërguar ministrave të financave dhe guvernatorëve të bankave qendrore si pjesë e rolit të tij si kryetar i Bordit Ndërkombëtar të Stabilitetit Financiar (FSB), Bailey tha se modelet e inteligjencës artificiale po "tregojnë autonomi dhe aftësi gjithnjë e më të sofistikuara për zgjidhjen e problemeve, si dhe aftësi kërcënimi". Ai tha se modelet rrezikojnë destabilizimin e sistemit financiar global "shumë të ndërlidhur" përmes ndërprerjeve kibernetike që "mund të përhapen në të gjitha juridiksionet".