Vetëm 10-15% e bizneseve shqiptare konsiderohen të përgatitura për standardet e Bashkimit Europian, ndërsa rreth 98% e tyre nuk kanë kapacitete financiare për të përballuar kostot e transformimit. Shoqatat e biznesit paralajmërojnë se, nëse Shqipëria futet në BE pa mbështetje financiare dhe kohë të mjaftueshme përshtatjeje, një pjesë e madhe e sipërmarrjeve rrezikojnë falimentimin ose daljen nga tregu.