Një ditë pas mbajtjes së konferencës së tetë ndërqeveritare në Bruksel, kryeministri Edi Rama publikoi pamje nga prapaskenat e bisedimeve të delegacionit shqiptar para se të priteshin në këshillin europian, ku u shënua fillimi i punës për mbylljen e grupkapitullit të ‘Themelore’. Sinkron Ferit Hoxha: Të zakonshmen. Presidenca hap mbledhjen, pastaj e merr fjalën Marta Kos dhe thotë fjalët më të mira, për hir të së vërtetës, presidenca e Qipros ka qenë shumë e mirë. I jep fjalën hapëse kryeministrit, fjala mbyllëse është përmbajtësore, fjala hapëse është e bukur. Teksa shefi i diplomacisë, Ferit Hoxha shpjegon sesi do të jetë i organizuar ky takim i rëndësishëm për Shqipërinë, kryeministri Rama nuk i kursen batutat.