Skaneri i ecurisë së Shqipërisë drejt unionit europian lexohet ndyshe nga të majtët dhe të djathtët. Në këshillin kombëtar të integrimit, kryenegociatorja Majlinda Dhuka u shpreh optimiste për të marrë dritën jeshile nga Brukseli për çeljen e negociatave në grupkapituj të tjerë, teksa kryetarja e këtij këshilli Jorida Tabaku vlerësoi se qeveria nuk po tregohet transparente në këtë proces.