Avokati i Popullit, Endri Shabani deklaroi se sasia e hapjes së kapitujve në negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Europian nuk shërben si matës se sa afër integrimit në BE është Shqipëria. Në fjalën e mbajtur në takimin periodik të Këshillit Kombëtar të Integrimit, Shabani tha se matës nuk është ligji në letër, por zbatimi i tij në praktikë. Avokati i Popullit ceku edhe situatën në burgje dhe humbjet e jetëve brenda në qeli si tregues se Shqipëria është larg standardeve europiane edhe në këtë fushë.