Kroacia do të mbështesë jo vetëm politikisht por edhe me ekspertizë teknike, procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Kështu u dakordësua në takimin e ministres së jashtme, Olta Xhaçka me homologun e saj kroat Gordan Grlic-Radman. Shefja e diplomacisë vlerësoi mbështetjen kroate ndaj Kosovës. Fill pas takimit bilateral Xhaçka u shpreh optimiste për takimin e dy qeverive dhe Komisionin e Përbashkët Ekonomik që priten të mbahen së shpejti.