Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka udhëtuar këtë të shtunë drejt Berlinit, ku do të ulet në tryeza bisedmesh me homologët e saj në vendet anëtare të NATO-s. Në takimin e 15 majit, fokusi kryesor i diskutimeve, do të jetë situata aktuale si pasojë e agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës dhe ndikimet e këtij agresioni mbi sigurinë e vendeve të NATO-s. Ministrat e Jashtëm të NATO-s do të diskutojnë për ndihmën e mëtejshme humanitare të e Aleancës për Ukrainën. Gjithashtu një tjetër çështje që do të jetë në qëndër të diskutimeve është mundësia për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO.