Kryetari i PD, Sali Berisha në një dalje për mediat nga selia blu u ndal tek procesi i integrimit në BE, aty ku sipas tij kryeministri Ramaka ngelur në klasë. Gjatë konferencës, kryedemokrati Berisha u pyet nëse do të rikandidojë si kryetar i partisë në zgjedhjet e 23 majit. Berisha u pyet edhe në lidhje me ndryshimet në statutin e PD-së, me neni ‘Basha’, i cili flet për mosrikandidim të kryetarit kur ai ka drejtuar partinë në zgjedhjet e fundit dhe i ka humbur ato. Në përgjigjen tij ai tha se për të nuk është rasti pasi zgjedhjet e vitit të kaluar nuk konsideroheshin të tilla, por një farsë elektorale.