Instituti i Statistikave ka hapur thirrjen për plotësimin e personelit për kryerjen e censit kombëtar. Thirrja publike është bërë përmes faqes zyrtare të institutit. Personat e interesuar ftohen të aplikojnë në adresën rekrutime.instat.gov.al. Sipas vlerësimit të Instat, censi i popullsisë dhe banesave do të kushtojë gati 17 milionë euro.