“Mirëpresim çdo ankesë konkrete nga çdo individ, por theksoj se insinuatat dhe akuzat në ajër nuk e ndihmojnë procesin”. Kështu i është përgjigjur Drejtoresha e Përgjithshme e INSTAT Elsa Dhuli akuzave të Vangjel Dules se anketuesit e Censit në terren nuk po shënojnë përgjigjet për kombësinë dhe fenë Në një njoftim për media Instituti i Statistikave thotë se nuk është shfaqur asnjë problematikë thelbësore gjatë këtyre ditëve, duke shtuar se angazhimi i INSTAT është maksimal për t’i garantuar të gjithë qytetarëve të drejtën për t’u numëruar.