Instagram do të sjellë një ndryshim të madh për përdoruesit duke dhënë për herë të parë mundësinë për publikimin e videove të gjatë në story. Rrjeti social po rrit kufirin kohor për storyt në 60 sekonda, nga kufiri i mëparshëm prej 15 sekondash. Më parë, storing në Instagram që ishin më të gjata se 15 sekonda do të ndaheshin në segmente të veçanta.