Partia Demokratike ka reaguar pas lajmit për arrestimin e një 38-vjeçari në Lushnjë, të akuzuar për blerje votash në emër të PD. Në një reagim për mediet, të Shtabit Elektoral të PD-së së Qarkut Fier, konsiderohen sajesa të turpshme, duke u distancuar njëherësh nga çdokush që tentoton të bëjë një krim të tillë.