Instituti i Statistikave raportoi një rritje me 3.4 për qind të çmimeve përgjatë muajit korrik, udhëhequr nga grupi i ushqimeve dhe pijeve joalkolike dhe qiratë, uji dhe karburantet. Të dhënat tregojnë se rritja e çmimeve përgjatë muajit të kaluar ishte 0.9 për qind më e lartë se korriku 2025 dhe 0.4 pikë përqindjeje mbi objektivin e vendosur nga Banka e Shqipërisë. Pas ushqimeve, qirasë dhe karburanteve grupet e tjera që kanë kontribuar në rritjen e inflacionit ishte transporti, pajisjet elektroshtëpiake, pijet alkoolike dhe duhani, restorantet dhe shërbime hotelerie.