Italia ka vendosur një taksë prej 40 përqind për bankat mbi fitimet e marra nga normat më të larta të interesit, duke shkaktuar një valë reagimesh në mbarë europën. Masa e prezantuar nga qeveria e Georgia Melonit është justifikuar me argumentin se bankat rritën dyfish normat e interesit për kreditë, por nuk prekën normat e interesit për depozitat e qytetarëve dhe të bizneseve.