Inflacioni në Shqipëri, i matur sipas metodologjisë së harmonizuar me Bashkimin Europian arriti në 3.4 për qind në korrik 2026, duke e vendosur vendin mbi mesataren e Bashkimit Europian, që për të njëjtin muaj ishte 3 për qind. IHÇK është treguesi që mundëson krahasimin e inflacionit të Shqipërisë me vendet e Bashkimit Europian, pasi përllogaritet sipas metodologjisë së Eurostat. Ndryshe nga Indeksi i Çmimeve të Konsumit, që përbën matësin zyrtar të inflacionit në Shqipëri, indeksi i harmonizuar përdoret pikërisht për monitorimin dhe krahasimin e lëvizjes së çmimeve mes vendeve europiane.