Matja e inflacionit sipas metodës së Eurostat tregon se në muajin korrik, ritmi i rritjes së çmimeve ra në krahasim me muajin qershor. Instat thotë se Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në muajin Korrik 2025 është 2,4 për qind, nga 2.6 për qind që u regjistrua në muajin qershor sipas të njëjtës metodë matjeje. Të dhënat tregojnë se rritjen më të madhe të inflacionit e ka prodhuar grupi i argëtimit e kulturës, me 12 për qind, ndjekur më pas nga pijet alkoolike, duhani, hotelet dhe baret e restorantet me 3.3 për qind.