Plani i qeverisë “Rama” për rritjen e pagës mesatare në nivelin e 900 eurove, tingëlloi premtim elektoral për veshët e opozitës, e cila u shpreh se me këtë vendim kryeministri po shkel Kodin Zgjedhor. Në fakt largimi i forcës punëtore nga vendi dhe bilanci pozitiv i të ardhurave gjatë vitit që lamë pas, si efekt i pritshëm nga inflacioni, bënë që rritja e pagave të ishte jo vetëm e domosdoshme, por edhe një vendim i përballueshëm financiarisht.