Banka e Shqipërisë vendosi të mbajtë të pandryshueshme normën bazë të interesit në nivelin e 3.25 për qind. Guvernatori i Bankës së Shqiëprisë, Gent Sejko e argumentoi vendimin e këshillit mbikëqyrës me të dhënat makroekonomike të deritanishme, në bazë të të cilave politika monetare është e përshtatshme.