Metodologjia e Eurostat tregon një shtrenjtim edhe më të madh të produkteve të shportës për muajin gusht në Shqipëri. Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në gusht është 4.7 për qind, ndërsa matjet e brendshme tregojnë një nivel inflacioni 4 për qind. Mesatarja e inflacionit në 27 vendet e Bashkimit Europian përllogaritet të jetë në nivelin e 5.9 për qind. Ky është një tregues që Shqipëria ka një ecuri të qëndrueshme të inflacionit.