Top News-Inflacioni ‘futet në xhepat’ e shqiptarëve.Pagat rriten, por fuqia blerëse mbetet më e ulët
29/07/2026 13:21

Pagat në Shqipëri vijojnë të rriten në terma nominalë, por inflacioni po gërryen një pjesë të mirë të kësaj rritjeje, duke bërë që fuqia reale blerëse e punonjësve të mbetet dukshëm më e ulët. Sipas të dhënave të INSTAT, në tremujorin e parë të vitit 2026 paga mesatare mujore bruto arriti në 90,119 lekë, me një rritje vjetore prej 9.6%. Ndërkohë, paga reale, e llogaritur sipas fuqisë blerëse dhe e korrigjuar me inflacionin, ishte 73,822 lekë, me një rritje vjetore prej 7%. Të dhënat tregojnë se në vitin 2021 diferenca mes pagës nominale dhe reale ishte vetëm 1,224 lekë, ndërsa gjatë viteve pasuese, me rritjen e inflacionit, hendeku është thelluar vazhdimisht. Ekspertët vlerësojnë se, megjithëse pagat janë rritur, fuqia për të blerë mallra dhe shërbime nuk ka ndjekur të njëjtin ritëm. Sipas analizës, rritja e pagave në sektorin publik dhe privat është ndikuar më shumë nga mungesa e fuqisë punëtore dhe emigracioni sesa nga rritja e produktivitetit. Sipas revistës monitor, rritja e të ardhurave ka nxitur konsumin, ndërsa prodhimi vendas nuk ka ecur me të njëjtin ritëm, duke ushtruar presion mbi çmimet. Ndër grupet më të prekura mbeten pensionistët, të cilët përfitojnë kryesisht vetëm indeksimin e pensioneve sipas inflacionit.

Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48
Top Channel/ Nëna e njërës prej vajzave që akuzuan mësuesin në Selenicë: Kishte prekur fizikisht…
06/11 18:11
Top News – Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri/ Shton avionin e 15-të, shkon në 9 milionë ulëse
06/11 17:41
Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06