Fiks Fare mbrëmjen e së mërkurës ka denoncuar nje rast flagrant se si një infermier shfrytëzon situatën e krijuar nga Covid-19 për të patur përfitime personale. Ne menyre krejt abuzive, infermieri ne fjale nuk kursen as recenten per mjekimin e covid, sipas tij. Ngjarja ne fjale ka ndodhur ne Korce, ku perfshihet edhe farmacia qe leshon receten, kjo e fundit pa emer mjeku, dhe as pacienti. Në emisionin Fiks Fare është ankuar një qytetare nga Korça se infermieri Nikolin Ciko i ka injektuar mamasë së saj medikamente kundra Covid 19. Sipas saj, infermieri i shërbente pacientes në shtëpi kundrejt pagesës prej 5000 lekësh në ditë. Pas dyshimeve te familjareve, pacientes iu be nje skaner ku rezultoi se nu k ishte e infektuar me nga virusi Covid-19, por nga një bakter tjetër dhe se mjekimi kishte qene i gabuar. Në këto kushte Fiksi kërkoi takim me infermierin duke ju prezantuar si familjarë të një të sëmuri.