Tre infermierët që dhunuan fizikisht të moshuarën Miniere Nura në një azil të Pejës në Kosovë, janë liruar këtë të premte nga paraburgimi. Aurona Pelaj, infermierja, e cila dhunoi të moshuarën dhe dy të tjerat, Altina Rexhepi e Remzie Kuqi, që filmonin momentin e shëmtuar, u lanë të lirë me vendim gjykate.