Individët që qëllimisht përhapin koronavirusin, do të akuzohen për terrorizëm me qëllim ekspozimin dhe infektimin e të tjerëve – thotë Departamenti Amerikan i Drejtësisë. Në një udhëzim të tij, shkruhet se virusi, duket se plotëson përcaktimin statusor të një agjenti biologjik. Udhëzimi i është shpërndarë të gjitha agjencive federale të ruajtjes së rendit në Shtetet e bashkuara dhe në thuhet se infektimi i qëllimshëm, mund të implikojë statutet anti terrorizëm të vendit.