Ministria e Mjedisit ka hedhur për konsultim publik një draft për mënyrën sesi duhet të menaxhohen mbetjet inerte në kushtet kur landfillet nuk janë ende plotësisht funsionale. Te mbetjet inerte kategorizohet dheu i gërmimeve të ndërtimit dhe materialet që rezultojnë nga prishja e ndërtimeve. Mungesa e venddepozitimeve të dedikuara për mbetjet që krijohen nga ndërtimi i pallateve, apo projekteve të mëdha infrastrukturore është ngritur si shqetësim edhe nga Kryeministri Edi Rama gjatë nisjes së aksionit për lirimin e hapësirave publike.