Rijetëzimi i industrisë ushtarake është një ndër prioritetet e mandatit të katërt të Partisë Socialiste. Vetëm gjatë muajit gusht në Qendren Kombëtare të Biznesit janë regjistruar tre kompani, të cilat kanë si aksionar, kompaninë KAYO të drejtuar nga Ardi Veliu. Secila prej kompanive do të operojë në një sektor të posaçëm të industrisë ushtarake. Në 8 gusht është regjistruar pranë Qëndrës Kombëtare të Biznesit edhe kompania ‘Myslym Keta Defence’ ose ‘MKD’ që parashikohet të prodhojë dhe tregëtojë municione të kalibrave të vegjël dhe të mesëm, jo vetëm për forcat e armatosura të shqipërisë por edhe për struktura të tjera të sigurisë. Në këtë shoqëri, kompania shtetërore ‘Kayo’ zotëron 20 për qind të aksioneve, ndërsa 80 për qind një kompani private.