Bizneset ishin optimiste përgjatë muajti maj, me përjashtim të ndërtuesve. Anketa mujore e Bankës së Shqipërisë tregon se përgjatë kësaj periudhë treguesit e ndjesisë ekonomike u rritën me 1.1 për qind, duke shkuar në gati 9 për qind mbi mesataren afatgjatë. Përmirësimi i këtyre treguesve pason rënien me 0.8 për qind të besimit në ekonomi përgjatë muajit prill.