Top News/ India zemëron Rusinë aleate / Municionet indiane përfundojnë në Ukrainë
19/09/2024 11:26

Predha të artilerisë, të shitura nga prodhuesit e armëve në Indi, janë devijuar nga konsumatorët evropianë për në Ukrainë. Dhe, Nju Delhi nuk ka ndërhyrë për të ndalur këtë tregti, pavarësisë zemërimit të shprehur nga Moska. Kështu thanë 11 zyrtarë të Indisë dhe qeverive evropiane, por edhe të industrisë së mbrojtjes, teksa ky pretendim mbështetet edhe nga analizimi që Reuters u ka bërë të dhënave të qasshme të doganave. Dërgesat me municione për të mbështetur mbrojtjen e Ukrainës kundër Rusisë kanë ndodhur mbi një vit më parë, sipas burimeve dhe të dhënave të doganave. Rregullat për eksportin e armëve në Indi kufizojnë përdorimin e armëve të blerësi i deklaruar, i cili rrezikon që të mos blejë më armë nga India nëse kryen dërgesa të pautorizuar. Kremlini e kishte ngritur këtë çështje në të paktën dy raste, përfshirë edhe gjatë takimit të zhvilluar në korrik mes ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, dhe homologut të tij nga India, thanë tre zyrtarë të Indisë, raporton Reuters. Ministritë e Mbrojtjes në Rusi dhe Indi nuk kanë pranuar të komentojnë. Por, në janar, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Indisë, Randhir Jaisëal, deklaroi se India nuk i ka dërguar dhe nuk i ka shitur predha të artilerisë Ukrainës. Burime brenda Qeverisë dhe industrisë së Mbrojtjes i thanë Reuters se municioni i prodhuar nga India përbën vetëm një sasi të vogël të municioneve që përdoren nga Ukraina. Në mesin e shteteve evropiane që i kanë dërguar Ukrainës municione të prodhuara në Indi janë Itlaia dhge Republika Çeke, dy shtete lidere në nismën për furnizimin e Kievit me municione nga vendet jashtë Bashkimit Evropian. Një zyrtar i Indisë tha se Nju Delhi ka monitoruar situatën. Por, shefat e industrisë së mbrojtjes, që kanë pasur njohur për dërgesat, sipas këtij zyrtari, nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim që të ndalin furnizimet. Nju Delhi së fundi ka forcuar bashkëpunimin diplomatik dhe të mbrojtjes me Uashingtonin, teksa të dyja po tentojnë të frenojnë rritjen e Kinës. India po ashtu ka raporte të mira me Rusinë, shtet që për dekada të tëra ka qenë furnizuesi i saj kryesor me armë. Po ashtu, kryeministri i Indisë, Narendra Modi, ka refuzuar që t’iu bashkohet sanksioneve perëndimore kundër Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48