India ka lehtësuar procesin e pajisjes me vizë për qytetarët shqiptarë. Ka qenë qeveria indiane ajo që ka marrë këtë vendim, duke bërë që qytetarëve shqiptarë të mos u nevojitet më sorrollatja nëpër ambasada, por tashmë viza të mund të lëshohet online, vetëm pas dorëzimit të dokumenteve të duhura.