India parashikohet të kalojë Japoninë dhe Gjermaninë deri në vitin 2030, duke u bërë ekonomia e tretë më e madhe në botë. Sipas vlerësimit të kompanive financiare S&P Global dhe Morgan Stanley rritja vjetore e PBB-së indiane do të jetë 6.3 për qind. "India ka kushtet për një bum ekonomik të nxitur nga zhvendosja e procesit të prodhimit, tranzicioni energjetik dhe infrastruktura e avancuar digjitale e vendit. Kjo do ta bëjë atë ekonominë e tretë më të madhe dhe tregun e aksioneve në botë deri në fund të kësaj dekade", shkruajnë analistët e Morgan Stanley.