Autoritetet në Indi e kanë gjobitur gjigantin teknologjik, Google me 161 milionë dollarë për përdorim të platformës Android, për të dominuar tregun. Rregullatori shtetëror i Konkurrencës, ka akuzuar Google-in për nënshkrim të marrëveshjeve të njëanshme me prodhuesit e telefonave inteligjentë , për të siguruar dominimin e aplikacioneve të saj. Gjithashtu ky institucion ka kërkuar që Google, të heqë dorë nga praktikat e tilla.