Kryeministri Edi Rama ka reaguar për incidentin e ndodhur në Pustec, ku Himni shqiptar u injorua ndërsa u luajt vetëm ai I Maqedonisë së Veriut, ndërsa ishte I pranishëm kreu I qeverisë së RMV, Hristijan Mickoski dhe kryebashkiaku Pali Kolefski. Në një postim në platformën X, Rama thotë se ajo që ndodhi gjatë festivalit ishte një parodi domethënëse për botëkuptimet tona të ndryshme në këtë lagje të Europës.