Procesi i riorganizimit të Partisë Demokratike është shoqëruar edhe me incidente, të cilat kulmuan në me anulimin e zgjedhjeve në PD Dega Malësi e Madhe dhe Bulqizë. Zgjedhjet në këtë të fundit po rizhvillohen këtë të martë, e shkak për anulimin e tyre ishin pretendimet e kandidatëve për kryetar lidhur me listat e anëtarësisë me të drejtë vote. Ndërkohë edhe demokratët e Himarës po ashtu votojnë këtë të martë për atë që do t’i drejtojë në një mandat 4-vjeçar.