Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski zhvilloi një vizitë në Pustec në kuadër të një festivali që ishte organizuar, ndërsa çuditërisht për herë të dytë nuk respektohet protokolli shtetëror për himnin shqiptar. Në ceremoninë e zhvilluar, edhe pse sipas udhëzimeve protokollare, duhet të ekzekutohet himni kombëtar i vendit përkatës, pra ai shqiptar e më pas ai maqedonas, një që e tillë nuk ndodhi.