Seanca e parë në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për inceneratorin e Elbasanit ka dështuar në themel. Shkak u bë mungesa e dy avokatëve, përkatësisht i Etleva Kondit, e cila ishte e pranishme, por kërkoi të ishte i pranishëm edhe avokati që ndodhej jashtë Shqipërisë dhe avokati i kompanisë "Albtek Energi shpk".