Klodjan Skënderaj, avokati i dy prej të akuzuarve për inceneratorin e Elbasanit i kërkon gjykatës Antikorrupsion që të respektojë parimin 'e gjësë së gjykuar'. Duke këmbëngulur se Mirel Mërtiri dhe Stela Gugallia janë hetuar dhe më herët nga akuza e Elbasanit dhe dosja është pushuar, mbrojtja e çiftit kujton shembullin e ndjekur nga e njëjta gjykatë për shtetasin Robert Shabani dhe të ndjerin Enver Sheshi.