Pas zyrtarizimit të katër akuzave ndaj Arben Ahmetajt, janë disa procedura që duhet të ndiqen nga SPAK dhe Kuvendi deri në marrjen e tij zyrtarisht edhe si i pandehur në gjykatë. Hapi i radhës në kompetencë të SPAK është t’i drejtohet Kuvendit me kërkesë për heqjen e imunitetit të deputetit dhe marrjen e autorizimit për arrestimin e tij. Mbërritja e kësaj kërkese në tavolinën e Lindita Nikollës konsiderohet tashmë çështje ditësh.