Partia Demokratike depozitoi kërkesën e radhës për mbledhjen e këshillit të mandateve dhe shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit të zv.Kryeministres, Belinda Balluku. Duke cituar nenin 13 të rregullores së Kuvendit, PD thotë se të drejtën për mbledhjen e këshillit e ka kryetari i Kuvendit, ose gjysma e anëtarëve të tij.