Në tryezën e përbashkët me eurodeputetët, opozita veçoi rastin e ish zëvendëskryeministres Belinda Balluku, dhe e ktheu atë në një tregues të nivelit të demokracisë në vend dhe standardeve institucionale. Kryetari i grupit demokrat, Gazment Bardhi renditi ecurinë e hetimeve të SPAK ndaj Ballukut dhe shfaqi shqetësimin për faktin se ende nuk është riparaqitur një kërkesë nga Prokuroria e Posaçme për heqjen e imunitetit të saj.