Presidenti amerikan, Donald Trump, me sa duket nuk ishte në dijeni se gjestet e tij po imitoheshin pas shpinës, nga një person i ulur përballë kamerave televizive. Burri, i veshur me një kostum të errët dhe kravatë të kuqe, imitonte lëvizjet e duarve dhe frazat e preferuara të republikanit, dhe në një moment i bindi të tjerët në turmë që të bashkoheshin me të. I ulur katër rreshta lart, ai imitoi gjestet e Trumpit, ndërsa presidenti vazhdonte të fliste për arritjet e tij ekonomike.