Më shumë se gjysma e ndërtesave të Gazës janë dëmtuar ose shkatërruar që kur Izraeli filloi hakmarrjen e tij për sulmet e Hamasit më 7 tetor. Kështu zbulon një analizë e BBC-së, e cila merr për bazë imazhet e detajuara para dhe pas. Në to tregohet gjithashtu se si bombardimet e Gazës jugore dhe qendrore janë intensifikuar që nga fillimi i dhjetorit, me qytetin e Khan Younis, që është shndërruar në bazën e operacioneve të ushtrisë izraelite.