Një imazh mahnitës i vullkanit Kilauea në Hawaii u regjistrua nga kamerat e Shërbimit Gjeologjik amerikan. Lava shpërtheu në mbi 300 metra lartësi nga vullkani Kilauea i Havait , i cili shpërtheu për të pesëmbëdhjetën herë, më 9 nëntor. Vullkani Kilauea, një nga më aktivët në botë, shpërtheu përsëri, duke hedhur një shatërvan të madh lave në ajër.