Presidenti i Partisë së Lirisë u zhvendos nga 313-ta te një nga hotelet e vendosura në bulevardin qendror të Tiranës për të pritur ngushëllimet e të afërmve dhe simpatizantëve të tij për humbjen e babait. Ndër të parët që i shkoi për ngushëllimi ishte kreu i PD, Sali Berisha. Rexhep Metaj u nda nga jeta dy ditë më parë në moshën 83 vjeçare. Ai u përcoll për në banesën e fundit në vendlindje, fshatin Çepan në Skrapar.