Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha se kërkesa për divorc me Monika Kryemadhin është pasojë e qëndrimeve të kundërta që kanë në lidhje me zhvillimet politike. Ai tha se me deklaratat dhe qëndrimet e saj, Monika Kryemadhi ka minuar kauzat e tij për mbrojtjen e Shqipërisë.