Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar anëtarët e Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve për Kukësin, vendim i cili më herët është kundërshtuar nga Partia Demokratike zyrtare. Sipas këtij vendimi, referuar edhe votave të grumbulluara në 14 maj, 4 anëtarë të KZAZ do të jenë nga Partia Socialiste, 2 nga Partia e Lirisë dhe 1 Partia Demokratike zyrtare, e Lulzim Bashës.