Rregullatorët amerikanë do të lejojnë përmes një procedure urgjente autorizimi përdorimin e ilaçit eksperimental, remdesivir, që duket se ndihmon disa nga pacientët me koronavirus të shërohen më shpejt. Është ilaçi i parë që ka treguar se ndihmon të godasë virusin. Agjencia amerikane e Ushqimit dhe Barnave, FDA e dha autorizimin të premten, pasi rezultatet paraprake të një studimi të ekspertëve, kërkuar nga qeveria, treguan se remdesiviri e përshpejtoi me 31 për qind rimëkëmbjen për pacientët me COVID-19 të shtruar në spital.