Në Brajton dhe Oksford ka nisur një testim për të kuptuar nëse dy ilaçe kundër malaries mund të parandalojnë koronavirusin e ri. Chloroquine dhe hydroxychloroquine do t’iu injektohen më shumë se 40,000 punëtorëve shëndetësorë nga Evropa, Afrika, Azia dhe Amerika Jugore. Të gjithë pjesëmarrësit janë pjesë e stafit, që kanë qenë në kontakt me pacientët e prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi.