Top News/ Ilaçe për pengjet që mbahen në Gazë / Katari e Franca ndërmjetës, marrëveshje e re?!
17/01/2024 11:11

Një dërgesë me ilaçe për dhjetëra pengje që po mbahen nga Hamasi është nisur për në këtë territor, pasi Franca dhe Katari ndërmjetësuan marrëveshjen e parë mes Izraelit dhe grupit radikal që nga armëpushimi njëjavor, që përfundoi në nëntor. Ilaçet po dërgohen përmes Egjiptit dhe do t’i dorëzohen Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, i cili më pas do t’ia japë Hamasit. Katari tha se marrëveshja po ashtu përfshin dërgimin e ndihmës shtesë mjekësore dhe humanitare për palestinezët në enklavën e rrethuar. Marrëveshja vjen pas më shumë se 100 ditësh nga fillimi i luftës që ka ndezur tensione në gjithë lindjen e mesme, ndërkohë që ditët e fundit ka pasur sulme dhe kundërsulme nga veriu i Irakut për në Detin e Kuq dhe nga jugu i Libanit për në Pakistan. Në Gazë, radikalët palestinezë ende po rezistojnë në territorin bregdetar që po përballet me një nga fushatat më vdekjeprurëse ushtarake në historinë moderne. Rreth 85 për qind e popullsisë së territorit prej 2.3 milionë banorësh janë larguar nga shtëpitë e tyre, dhe sipas Kombeve të Bashkuara, çereku i popullsisë është duke u përballur me uri. Izraeli thotë se do ta shkatërrojë Hamasin dhe se do të kthejë në shtëpi mbi 100 pengje që ende janë në Gazë, pasi shumica prej tyre u liruan në nëntor, gjatë këmbimit me palestinezët e burgosur në Izrael. Vetëm presioni ushtarak, sipas izraelit, do të sjellë lirimin e pengjeve të mbetura, por ndërkohë që lufta vazhdon, pengjet rrezikojnë të vriten në sulmet izraelite apo gjatë operacioneve të shpëtimit. Hamasi ka thënë se nuk do të lirojë pengje derisa të arrihet një armëpushim i përhershëm, kërkesë që është refuzuar nga Izraeli dhe aleatja e tij kryesore, SHBA-ja. Që kur ka nisur lufta, gjatë ofensivës ajrore, detare dhe tokësore të Izraelit në Gazë janë vrarë 24.285 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazën e kontrolluar nga Hamasi. Kjo ministri nuk bën dallimin e civilëve dhe luftëtarëve të vrarë, por ka thënë se dy të tretat e të vrarëve janë gra dhe fëmijë. Mbi 60.000 persona janë plagosur dhe vetëm më pak se gjysma e spitaleve në Gazë janë pjesërisht funksionale.

Top Channel/ Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me…
26/03 22:30
Top News- Blinken flet për ‘non gratën’ e Berishës: Unë qëndroj pas sanksioneve, asnjë dyshim
26/03 22:22
Top News- Banesa përfshihet nga flakët në Durrës, alarm tek banorët e pallateve
26/03 21:12
Top Channel/ Gjyqi për kreun e BKH, Gentian Ndoj padit KLP që votoi Joni Ketën
26/03 20:23
Top Channel/ Arjon me showroom gjigant! Oferta deri në 70% në kompanin 30-vjeçare
26/03 20:06
Top Channel/ Kushtetuesja rrëzon Berberin, ish-kreu i ARRSH mbetet në burg
26/03 20:02
Top News – Forumi MatchMaker, roli i AKEP si ndërlidhës mes bizneseve
26/03 19:25
Top News – Forumi i organizuar nga AIDA / Edicioni i dytë i Match-Maker Albania për bizneset
26/03 18:21
Top Channel/ Lirohen hapësirat publike të zaptuara nga ‘varrezat’ e mjeteve, Rama publikon videon
26/03 17:31
Top News – Protesta e Akademia e Arteve. Ina Zhupa mbështet kërkesat e pedagogëve
26/03 17:12
Top News – Puna për reformën zgjedhore. ODIHR takon dy bashkëkryetarët e komisionit parlamentar
26/03 17:11
Top Channel/ E varros bashkia, 9 fëmijët e 80-vjeçarit që vrau gruan nuk marrin trupin e babait
26/03 15:34
Top Channel/ Aksident i rëndë në aksin Milot–Rrëshen, katër të plagosur
26/03 15:21
Top News – ‘SPAK nuk ekziston më’. Berisha: Antikorrupsioni, tani në dorë të qytetarëve
26/03 15:06
Top News – ‘Nuk jemi më të korruptuar se të tjerët’. Rama: Europa të shihet në pasqyrë
26/03 14:47
Top News- Operacion antidrogë në Bulqizë e Durrës/ Arrestohet pronari i një lokali dhe një 36-vjeçar
26/03 14:37
Top News- ‘Antarësimi pa të drejtë vetoje’/ EWB: Marta Kos refuzon idenë e Ramës dhe Vuçiç
26/03 13:51
Top News – QSUT nuk do kryejë analiza. Mungojnë fondet, ministrja: Po marrim të dhëna
26/03 13:23
Top Channel/ MatchMaker 2 Albania, Gonxhe: Duam të kemi një model që lehtëson mundësinë e…
26/03 13:13
Top Channel/ MatchMaker 2 Albania, Karakaçi: Sot kemi një bursë energjetike funksionale, do të…
26/03 13:11