Top News/ Ikona e deteve niset në udhëtim / Kroçera më e madhe në botë largohet nga Miami
28/01/2024 14:56

Krocera më e madhe në botë është nisur në lundrim nga Miami, në Florida, në udhëtimin e saj inaugurues, por ka shqetësime për emetimet e metanit të saj. Ikona e deteve, 365 metra e gjatë, ka 20 kuverta dhe mund të mbajë maksimumi 7600 pasagjerë. Ajo është në pronësinë e grupit Royal Caribbean. Anija do të kryejë një udhëtim shtatë ditor në Karaibe. Ambjentalistët paralajmërojnë se gazi i lëngshëm natyral që vë në lëvizje anijen, do të lëshojë metanin e dëmshëm në ajër. E ndërtuar në një kantier në Turku të Finlandës, anija e regjistruar në Bahamas ka shtatë pishina dhe gjashtë rrëshkitëse të mëdha. Për ndërtimin e saj janë shpenzuar 2 miliardë dollarë dhe ajo mban më shumë se 40 restorante, bare dhe lokale. Edhe pse gazi i lëngët natyror, digjet më pastër se sa karburantet e tjera, ekziston rreziku që një pjesë e tij të rrjedhë duke bërë që metani të clirohet në atmosferë. Metani është një gaz i fuqishëm që shkakton efektin serë, madje më i dëmshëm se sa dioksidi i karbonit. Royal Caribbean thotë ndërkohë se Icon of the Seas, është 24 për qind më efikase për sa i takon energjisë në krahasim me rregulloret e organizatës ndërkombëtare të lundrimit për anijet moderne. Kompania planifikon që të nxjerrë në det një anije me zero emetime deri në 2035-ën. Industria e krocerave është një nga sektorët e turizmit që po rritet më shpejt, me të rinjtë në vecanti që janë të interesuar për pushime në anije...Ekspertët thonë se industria e krocerave i ka dhënë ekonomisë globale 75 miliardë dollarë në 2021.

Top Channel/ Shpërthen dhuna në Francë, zjarr e përleshje të forta. Mbi 300 mijë njerëz në rrugë
31/10 22:43
Top Channel/ Gen Z i thotë “JO” dhunës në Gjermani, protestë paqësore: “Jo” sulmit e maskave
31/10 22:33
Top News – Alarm për sulm në Moskë. SHBA thirrje qytetarëve – Shmangni Muzeun Tsaritsyno
31/10 19:45
Top Channel / Halloween i frikshëm në Evropë. Protesta në Francë, Gjermani, Itali e vende të tjera
31/10 19:43
Top News – Darka e Lavrov me Marko Rubion. Ftesa e Rubios thellon ndasitë mes SHBA dhe BE
31/10 18:00
Top Channel/ Serbi, mbyllet banka Alta! I hiqet licenca, dyshime për transferta drejt Rusisë
31/10 14:55
Top Channel/ Vuçiç drejt arrestimit? Avokati: Shkelje ligjore, në pritje të ndjekjes penale!
31/10 14:51
Top News – ‘Spiunët’ marokenë orkestruan fluksin, hetimi spanjoll për dyndjen e emigrantëve në Ceuta
31/10 14:30
Top News – Trump e ka ndarë mendjen. Sulmon Iranin pak orë pas zgjedhjeve të mesmandatit
31/10 14:00
Top News – Mashtroi vdekjen. Christa Pike rrëfen ‘përvojën’ dhe pasojat e injeksionit
31/10 13:30
Top News – Shqetësime për Trump. Presidenti ndërpret fjalimin, ‘përlotet’ gjatë fushatës
31/10 13:00
Top Channel/ Nga Roma në Milano e Torino, Italia “pushtohet” nga protestat- Rikthehen tensionet!
31/10 12:08
Top Channel/ Franca në frikë nga Halloween! Fundjava e tretë e protestave të dhunshme
31/10 12:08
Top Channel/ Poloni, përleshje për kreun e Gjykatës Kushtetuese: Ndërhyn presidenti!
31/10 11:58
Top Channel/ Kanadaja afrohet me BE-në: Krijohet në Montreal “Aleanca për të Ardhmen”!
31/10 11:56
Top Channel/ SHBA i shet Ukrainës 500 raketa Patriot, Zelensky skeptik: Nuk i dihet kur dorëzohen!
31/10 11:24
Top Channel/ Mediat në SHBA: Ditën e parë pas zgjedhjeve, Trump do të rinisë sulmet ndaj Iranit!
31/10 11:19
Top Channel/ Gjermania përgatitet për protesta: Gjenerata Z, në rrugë për Halloween!
31/10 11:18
Top Channel/ SHBA i jep Ukrainës “patriotët”, miratohet shitja e 500 raketave për 2.1 miliardë USD
30/10 23:13
Top Channel/ Truri i Bruce Willis do të dhurohet! Familja do ua japë shkencëtarëve pas vdekjes
30/10 23:10